Maqedoni

Samiti i Vjenës: Ballkani mund BE-në, Thaçi asiston, Gruevski shënon 2 gola

27.08.2015 13:09

Ballkani ka mundur Bashkimin Evropian në një ndeshje futbolli të mbajtur para fillimit të pjesës zyrtare të Samitit të Vjenës...

Kjo ndeshje është cilësuar si përballja mes “Bashkimit Evropian” dhe “Bashkimit Evropian i ardhshëm”.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, shënoi dy gola në ndeshjen ku Ballkani fitoi 4 me 2 ndaj ekipit të BE-së.

Golin e parë Gruevski e shënoi pas një aksioni ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili realisht ishte edhe asistues i golit.

Pas golit, Gruevski u kthye që ta falënderojë Thaçin për kontributin e tij në fitoren e ballkanasve.

Kurse golin e dytë e shënoi pas një aksioni dhe topin e futi në mes të këmbëve të portierit të BE-së. Gjyqtar i ndeshjes ishte Johanes Han.

Pjesë e ekipit ishin përfaqësues të lartë, duke përfshirë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskin, kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. 

BELINDA KOKA-ADEMI