Obama dhe Merkel bisedojnë për Ukrainën
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka folur në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për përshkallëzimin e fundit të dhunës në lindje të Ukrainës...

Obama ka vënë në dukje përparimin që ka shënuar Ukraina në zbatimin e detyrimeve të saj në kuadër të Marrëveshjes së Minskut dhe përsëriti se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë.
Obama gjithashtu ka përgëzuar Merkelin për përkushtimin e saj në krizën e emigrantëve në Evropë, duke përmendur në veçanti disa nga vendimet e saj të fundit, për të lehtësuar barrën mbi shtetet kufitare, duke siguruar strehë për refugjatët sirianë.
Evropa është duke u ballafaquar me krizën më të keqe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi njerëzit po ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.
