Maqedoni

Komuna e Gostivarit, transparente në qasjen e dokumenteve buxhetore

27.08.2015 17:00

Përmirësimi i qasjes së dokumenteve buxhetore, përmirësimi i komunikimit në mes qeverisjes lokale dhe qytetarëve...

Përmirësimi i qasjes së dokumenteve buxhetore, përmirësimi i komunikimit në mes qeverisjes lokale dhe qytetarëve janë pikat kyçe të cilat ishin konstatuar nga analiza e bërë për transparencë në buxhetin e njësive të bashkësive lokale.
 
Përfaqësuesit thonë se ka komuna të tilla që llogariten si transparente si ajo e Gostivarit, Gazi Babës, Karposhit, mirëpo ata theksojnë se ka komuna të cilat aspak nuk kanë dokumente buxhetore.
 
“Më së pari duhet të përmirësohet qasja e dokumenteve buxhetore personale. Përveç qasjes, analiza tregoi se nevojitet edhe përmirësim të komunikimit përmes qytetarëve në bazë të sjelljes së vendimeve që i përkasin procesit buxhetor dhe zmadhimin e participimit të qytetarëve në sjelljen e vendimeve”- deklaroi Vesna Gavranlieva-Andonova nga QAE.
 
Përfaqësuesit e Bankës Botërore gjithashtu thanë se edhe decentralizimi është një reformë me rëndësi, për shkak se e afron popullatën me qeverisjen.
 
“Decentralizimi është reformë me të cilën qeveria afrohet deri tek qytetarët dhe teoria thotë se me faktin që qeveria afrohet tek qytetarët do te merren vendime në pajtim të qytetarëve dhe në kuadër të kësaj qytetarët që do të jenë të kënaqur me ato vendime nga qeverisja lokale do të jenë më shumë të nxitur për t’i paguar tatimet e tyre”- tha përfaqësuesi i Bankës Botërore në Maqedoni, Bekim Imeri.
 
Analiza është bërë nga Qendra për Analiza Ekonomike dhe Forum-Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentacione, dhe e njëjta ishte bërë në afat prej 12 muajsh.
 
ERSAN PAJAZITI