Maqedoni

Kriza e refugjatëve, Ballkani kërkon më shumë para për përballje me krizën

27.08.2015 17:50

Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa konkrete për çështjen e emigrantëve pasi që nga një milion eurot e ndara për Maqedoninë dhe Serbinë nuk janë të mjaftueshme...

Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa konkrete për çështjen e emigrantëve pasi që nga një milion eurot e ndara për Maqedoninë dhe Serbinë nuk janë të mjaftueshme, theksuan sot ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikolla Poposki dhe Ivica Daçiq, në konferencën e përbashkët për shtyp në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë.
 
"Nëse nuk ka përgjigje evropiane për këtë çështje, askush prej nesh nuk ka iluzione se problemi do të zgjidhet. Është inkurajuese ajo që Komisioni Evropian është i vetëdijshëm për problemin"- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
 
Shefi i diplomacisë maqedonase njëherësh ka theksuar se Maqedonia si shtet ballafaqohet me problem specifik, pasi që emigrantët  në vend hyjnë nga një vend anëtar i BE-së.
 
Më pas ai theksoi se në Maqedoni deri para ca kohësh kanë hyrë nga 4.000 emigrantë në ditë, si dhe se parashikimet për periudhën e ardhshme janë se në ditë në vend do të arrijnë nga 3.000 emigrantë.
 
Edhe shefi i Diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, nënvizoi se Evropa po ballafaqohet me krizën më të madhe të refugjatëve nga Lufta e Dytë Botërore dhe se bëhet fjalë për zhvendosjen e popujve, në të cilën rrugë ndodhet edhe Serbia si vend transit.  
 
"Me vite flisni se emigrantët vijnë nga Serbia dhe Maqedonia në BE. Ne mund të themi tani se ne po na vijnë emigrantë nga Bashkimi Evropian. Ju pyesim kur do të vendosni kontrolle të qarta dhe si do t'i parandaloni që të vijnë? Këtë nuk do ta parandaloni me miliona euro të cilat i keni për qëllim t'i jepni"- nënvizoi Daçiq. 
 
Shefi i Diplomacisë austriake dhe nikoqir në takim, Sebastian Kurc, nënvizoi se vetëm me qasje evropiane të përbashkët është e mundur gjetja e zgjidhjes për sfidën me të cilën ballafaqohet kontinenti. 
 
Edhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinje, Johanes Han, gjithashtu vlerësoi se kriza aktuale në lidhje me emigrantët mund të tejkalohet nëse "të gjitha shtetet fillojnë të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë evropiane".
 
ZËRIJETA JAHJAGA