Sportet E Tjera

Bolt I panalshëm, fiton edhe në 200 metra

27.08.2015 18:03

Edhe dita e gjashtë e Kampionatit Botëror të atletikës si dhe të gjithë mundialet e olimpiadët në “mbretëreshën e sporteve” shtatë vitet e fundit...

Edhe dita e gjashtë e Kampionatit Botëror të atletikës si dhe të gjithë mundialet e olimpiadët në “mbretëreshën e sporteve” shtatë vitet e fundit, kaloi në shenjë të atletit më të mirë në historinë e këtij sporti, Usain Bolt.
 
“Vetëtima” nga Xhamajka, pati një paraqitje tjetër mbreslënëse, në finalen e 200 metrave, duke e fituar medaljen e artë, gjithsej të dhjetën jubilare nga botëroret.
 
29 vjeçari, edhe pse kësaj here kishte rival mëse të denjë të Xhastin Getlin, megjithatë ishte I paaritshëm, duke triumfuar me kohë prej 19.55.
 
Amerikani, I cili para kësaj gare kishte rezultatin më të mirë të vitit, u mjaftua me medalje të argjendtë, ndërsa I bronztë ishte Anaso Joboduana nga Afrika e Jugut.   
 
Alsion Felix nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një atlete tjetër e cila la gjurmët e saj në ditën e sotme të Botërorit në Pekin. Amerikanja, e fitoi të artën në 400 metra, me kohë prej 49.26, për medalje të saj të nëntë të artë nga botëroret, me çka u bë atletja më e sukseshme amerikane në histori.
 
Shaun Miler nga Bahamet ishte e argjendtë, ndërsa Sherika Xhekson nga Xhamjaka e bronztë.
 
Paraqitje impressive kishte edhe atletja nga Polonia, Anita Vllodarçik, e cila fitoi medaljen e artë në hedhje të çekiçit. Mbajtësja e rekordit botëror, me 80.85 metra të hedhura, rrënoi rekordin e Botëroreve dhe me plotë meritë e fitoj medaljen e dytë të artë, pas asaj të Berlinit vitin 2009.
 
Për festë të vendasve u përkujdse Venxiu Zhang, e cila fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa e bronztë ishte francezja Aleksandra Tavernie.
 
Ditën e gjashtë me rezultate impresive në Pekin, më kërcimin trehapësh të dytin më të mirë në histori, e kurëzoi amerikani Kristian Tejllor.
 
25 vjeçari, kërceu 18.21 metra dhe I munguan vetëm tetë centimetra të arrij rekordin botëror, të arritur që vitin 1995 nga britaniku Xhonatan Eduards.
 
I shkëlqyeshëm ishte edhe I riu Pedro Pichardo nga Kuba, por u desht të mjaftohet me medaljen e argjendtë, ndërsa I treti u ndal portugezi Nelson Evora. / Mustafa Ademi