Maqedoni
Shkup, prej më 28 deri më 30 gusht mbahet takimi shkencor ndërkombëtar i Institutit Alb Shkenca
27.08.2015 18:46
Prej më 28 deri më 30 gusht do të mbahet takimi i dhjetëvjetorit shkencor ndërkombëtar i Institutit Alb Shkenca...

Sipas organizatorëve, në këtë takim do të marrin pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët do të diskutojnë në temën “Bashkëpunimi shkencor mbarëkombëtar në funksion të përparimit e të mirëkuptimit ndërkombëtar”.
“Takimi sivjetmë ka për temë “Bashkëpunimi mbarëkombëtar në funksion të përparimit e të mirëkuptimit ndërkombëtar”, që do të të thotë se në këtë konferencë do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me nivelin e dijes së shqiptarëve, respektivisht të studiuesve shqiptarë dhe natyrisht afirmimin e kësaj dije në nivel kombëtar”- deklaroi kryetari i Institutit Alb Shkenca-dega Maqedoni, Zeqirija Neziri.
Sipas organizatorëve, ky është takimi i tretë i cili organizohet në Maqedoni, në vitin 2009 është mbajtur në Tetovë, në vitin 2012 në Shkup dhe tani takimi jubilar dhjetëvjeçar mbahet në Shkup.
BESIM ABDULLAI
