Maqedoni
Ministri Neziri për vizitë në minierën Buçim
28.08.2015 12:48
Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri me rastin e Ditës së minatorëve - 28 gusht, sot do të marrë pjesë në festimin qendror që do të mbahet në minierën Buçim në Radovish...

Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, ministri Neziri do të mbajë fjalim në solemnitet dhe do tu ndajë pllaketa minatorëve më të suksesshëm të Maqedonisë për vitin e kaluar./mia
