Botë

Përmbytje në Korenë e Veriut, 40 viktima, mijëra të evakuuar

28.08.2015 13:01

Përmbytjet në Korenë e Veriut kanë shkaktuar deri më tani 40 viktima...

Mediat koreano-veriore raportojnë se shirat e furishëm vijojnë pa u ndalur prej 25 orësh, duke shkaktuar përmbytje masive dhe dëme të konsiderueshme.
 
Mbi 11 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë pas lajmërimeve në media për evakuiim, në kufi me Rusinë dhe Kinën.
 
Ende nuk është bërë përllogaritja e dëmeve të shkaktuara deri më tani apo se çfarë impakti do të kenë këto përmbytje në ekonominë e vendit, ndërsa kjo është cilësuar si katastrofa më e rëndë e shekullit.
 
Disa qytete u përmbytën nga shiu që ra vetëm për 3 orë. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror shfaqin njerëzit që ecin mes ujit në rrugë apo automjete të mbytura e që merren para nga uji i rrëmbyer.
 
Autoritetet në Kinë kanë bashkëpunuar me Korenë e Veriut në kufijtë mes dy vendeve për të evakuuar afro 500 turistë. Në fillim të gushtit, një tjetër stuhi me të tilla përmasa shkaktoi 21 viktima.
 
BELINDA KOKA-ADEMI