Maqedoni
Rilindja Demokratike Kombëtare: të përfundojë loja me marrëveshjen e Përzhinos
28.08.2015 13:20
Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se vendi ka nevojë për një qasje serioze dhe urgjente...

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se vendi ka nevojë për një qasje serioze dhe urgjente të zgjidhjes së krizës politike sepse në të kundërtën aktrimi do të sjellë pasoja të rënda për vendin.
Por sipas RDK-së, aktorët politik edhe më tutje vazhdojnë të luajnë “ping-pong” duke aktruar se herë janë afër dhe herë janë larg arritjes së marrëveshjes, të një marrëveshjeje veç më të nënshkruar të Përzhinos dhe e gjitha kjo në dëm të popullatës dhe vendit.
“Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan, në imponimin e realizimit të të gjitha pikave të marrëveshjes së arritur, sepse lojërat e përditshme të aktorëve politik vendas janë duke shkatërruar çdo shpresë se diçka mund të rregullohet në këtë vend”- thuhet në reagimin e RDK-së.
Rilindja Demokratike Kombëtare me të drejtë pohon se vendi nuk ka kapacitet për lojëra të këtyre natyrave dhe sa më tepër që zgjatet realizimi i marrëveshjes së arritur aq më shumë shtohen edhe problemet e përditshme me pasoja të rënda për popullatën dhe vendin në përgjithësi.
AMIR DURAKU
