Maqedoni

Refugjatët, MPB ka lëshuar rreh 50 mijë certifikata për azil

28.08.2015 16:12

Gjatë ditës së djeshme janë lëshuara vërtetime për 1,289 shtetas të huaj, prej të cilëve 911 janë meshkuj, 170 femra, 185 fëmijë...

Gjatë ditës së djeshme janë lëshuara vërtetime për 1,289 shtetas të huaj, prej të cilëve 911 janë meshkuj, 170 femra, 185 fëmijë, kurse edhe për 23 fëmijë që udhëtojnë pa një prind, ka bërë të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilët janë lëshuar certifikata, kryesisht ata janë shtetas të Sirisë-975, Afganistanit-81, Irakut-77, Pakistanit-41, Palestinës-41, ndërsa të tjerët janë më pak.
 
Në periudhën prej 19.06.2015 deri më 28.08.2015 janë dhënë vendime për të drejtë kërkese të azilit për 49,283 shtetas të huaj.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar certifikata, më të shumtë janë qytetarët e Sirisë mbi 40 mijë, pastaj Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Palestinës, Somalisë, Bangladeshit, Kongos, Nigerisë, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Që nga fillimi i regjistrimit dhe dhënies së certifikatave deri më 27 të këtij muaji, në Departamenti për Azil janë paraqitur 49 kërkesa për njohjen e të drejtës për azil në bazë të një certifikate të lëshuar më parë. 
 
Nga ana tjetër edhe transporti i emigrantëve nga kufiri jugor drejt kufirit verior gjatë natës së kaluar vazhdon të  zhvillohet pa probleme dhe në mënyrë të organizuar. Situata në kufi është normale dhe nën kontroll të plotë të forcave speciale të policisë dhe njësive të ARM-së.
 
Policët grekë, megjithatë lëshojnë në mënyrë periodike në Maqedoni të hyjnë grupe më të vogla prej qindra emigrantëve.
 

LUMTURIE HAJRO