Bot

Shkëputet nga “Kilauea”, llava vullkanike rrethon pyllin në ishullin e Havait

28.08.2015 18:50

Llava e frikshme shpërtheu nga vullkani në ishullin e madh të Havait dhe tashmë ka rrethuar pyllin përqark...

Pamjet janë publikuar nga Zyra Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara, e cila qetëson banorët e zonave përreth se nuk do të preken nga llava.
 
Lumi i trashë i llavës përvëluese rrodhi nga ana lindore e vullkanit “Kilauea”, një nga vullkanet më aktive në botë dhe ende po përhapet.
 
Një dëshmitar tha se llava ka lëvizur me 0.8 km në më pak se 24 orë dhe po lëviz në drejtim të malit Eden, në lindje të ishullit, që është edhe zonë e banuar nga 450 persona.
 
Shkencëtarët thanë se rrjedhja e re e llavës gjithsesi nuk është kërcënim për zonat e prekura. 
 
Të enjten, në zonën pranë vullkanit u regjistrua një tërmet i magnitudës 3.8 ballë i shkallës riter, por Agjencia Federale tha se lëkundjet e tilla të tokës nuk përbëjnë rrezik.