MSP do ta kumtojë fituesin e çmimit "Vëllezërit Milladinov"
Fituesi i çmimit "Vëllezërit Milladinov" për vitin 2015 të Mbrëmjeve strugane të poezisë do të kumtohet sot në konferencë për shtyp....

Çmimi ndahet për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase, i shkruar ndërmjet dy festivaleve. Në garë më të ngushtë janë librat "Kinoutro" nga Jovica Ivanovski, "Fotografitë" nga Gordana Mihajllova-Boshnakovska, "Po nodhë përjetësia" nga Radovan Pavllovski, "Viti pa verë" nga Violeta Tançeva-Zllateva dhe "Zhvendosja e çastit" nga Todor Çallovski.
Në kaudër të festivalit, autorët e pesë librtave që hynë në garën më të ngushtë për çmimin, dje e prezantuan krijimtarinë e tyre, ndërsa libri më i mirë do të përkthehet në gjuhën angleze.
Në programin e edicionit të 54-t të Mbrëmjeve strugane të poezisë sot do të[ ketë portret fituesja e vitit të kaluar të çmimit "Vëllezërit Milladinov", Vera Çejkovska, ndërsa do të mbahet edhe simpoziumi "E humbur/e gjetur në përkthim" me Vllada Urosheviq dhe Bogomill Gjuzel dhe me Viktor Rodrigez Nunjes dhe Zoran Ançevski.
Pjesëmarrësit e MSP-së do të kenë mundësi t'i shohin përmendoret kulturore në Ohër, ndërsa MSP prej këtij viti vendosi tubim poetik në Sheshin në afërsi të përmendores së "SHën Klementit". Para publikut të Ohrit dhe atij internacional në leximin poetik "Akordet" pjsë të krijimtarisë së tyre do të prezantojnë poetët Visar Zhiti nga Shqipëria, Filip Hamil - Australia, Ivan Hristov - Bullgaria...
Në kishën "Shën SOfia" portret poetik do të ketë laureati i sivjetmë i "Kurorës së artë" poeti kinez Bei Dao dhe do të interpretojë harfistja Mersiha Shukri. Përgjatë lumit Drin në Strugë do të mbahen tradicionalisht "Netët pa interpunksion".
