Kryeministri Gruevski për vizitë në rajonin e Strumicës
Kryeministri Nikolla Gruevski sot do të qëndrojë për vizitë në rajonin e Strumicës ku do të realizojë takime me qytetarë të më shumë vendbanimeve, ndërsa do ta vizitojë edhe zonën industriale në Vasilevë dhe do ta lëshojë në përdorim një kopsht fëmijësh dhe terrene tenisi...

Në fshatrat e rajonit, kryeministri Gruevski do të bisedojë për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre vendbanimeve.
Krahas kësaj, në afërsi të fshatit Kuklish do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të sistemit për ujitje "Markova reka", do të zbatojë ekspertizë në rikonstruimin e sallës së madhe në Shtëpinë e Kulturës në Bosilovë, do të hap kopsht fëmijësh në fshatin Monospitovë dhe do të përurojë terrene tenisi në fshatrat Angellci dhe Novosellë.
Kryeministri Gruevski do ta vizitojë zonën industriale Vasielvë, qendrën blerëse-distribuuese "Euromak" si dhe kompaninë "Jasen mebel" në fshatin Turnovë, ndërsa do të marrë pjesë edhe në fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstruimin e rrugës rajonale Mokrino - Smolar.
