Filloi Maratona e Ohrit në not
Të gjithë 20 maratonistët hynë në ujërat e Liqenit të Ohrit afër Shën Naumit, ku saktë në mesditë u shënua fillimi i Maratonë së sivjetme të 29-të të Ohrit, e katërta në radhitje në kuadër të "Gran-pri" serisë së Federatës botërore të notit (FINA)....

Gjyqtarja kryesore e maratonës, Sonja Duballova-Dellova, për MIA-n deklaroi se të gjithë maratonistët për notojnë në grup, afër njeri-tjetrit, duke luftuar për pozitë sa më të mirë.
Maratona e Ohrit, që mbahet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, është garë e rregullt e "Gran-pri" serisë së Federatës botërore në not (FINA). Notohet në shtegun "Klime Savin" nga kompleksi i manastireve "Shën Naumi" deri në portin e qytetit të Ohrit, me gjatësi të përgjithshme prej 30 kilometra. Maratonistët e parë në cakun në Ohër do të mbërrijnë diku pesë orë më vonë.
Këtë vit reprezentues të Maqedonisë do të jenë, Tomi Stefanoski dhe Evgenij Pop Acev, i cili në plasmanin e përgjithshëm për momentin është në pozitën e tretë me 23 pikë.
Rekordin në maratonën e Ohrit i takon Aksel Rejmond, i arritur para dy viteve kur atëherë maratonisti francez 19-vjeç, notoi për 5:09(95) orë.
Ndryshe, në konkurrencën e meshkujve tani për tani në tabelë prin francezi, Bertrand Venturi me 28 pikë, ndërsa te maratonistet më e mira deri më tani është Pilar Geilo nga Spanja me 43 pikë.
Fondi shpërblyes i maratonës së Ohrit është dhjetë mijë dollarë. Organizator është Federata ndërkombëtare e notit (FINA), ndërsa organizimi teknik është i Federatës së Maqedonisë në not, me mbështetjen e komunës së Ohrit dhe të Kapitenisë së porteve.
Maratona e Ohrit në not në vazhdimësi mbahet nga viti 1992, ndërsa maratona e parë zyrtare në Ohër u mbajt në vitin 1962 në shtegun Peshtani - Strugë - Ohër në gjatësi prej 36 kilometra. Fitues i maratonës së parë ishte egjiptiane, Abu Heif, pozita e tretë i takoi Diki Bojaxhi nga Ohri ndërsa në konkurrencën e femrave fitoi motra e tij Athina Bojaxhi.
