Vërtetim për pranimin e të drejtës së azilit për 985 emigrantë në 24 orët e kaluara
Gjithsej 985 emigrantë kanë marrë vërtetime për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit në 24 orët e kaluara...

Prej tyre, siç kumtoi MPB, 659 janë burra, 154 gra, 124 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 48 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 756 me ç'rast pasojnë Iraku - 94, Afganistani - 71, Pakistani - 40 dhe Palestina - 4.
Deri më tani u janë lëshuar 50.268 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 34.684 burra, 6.917 gra, 7.789 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 878 fëmijëve të cilët udhëtojnë pa prindin. Më shumë vërtetime u janë lëshuar emigrantëve nga Siria - 40.895, më pas Afganistani - 2.410, Iraku - 2.323, Pakistani - 1.533, Palestina - 648, Somalia - 564, Banglladeshi - 349, Kongo - 310, Nigeria - 188, Kameruni - 157, Eritrea - 142 dhe Etiopia - 109.
Deri te Sektori për azil në 24 orët e kaluara nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit, ndërsa deri më tani janë shtruar 49 kërkesa të tilla.
