Maksuti: Model proporcional, me një njësi
Partitë poltike, nënshkruese të marrëveshjes së dy qershorit ende janë shumë larg dakordimit për modelin zgjedhor...

Çështja e hapur nga vetë krerët e partive politike ende nuk është shtruar në tryezën e grupit punues për zbatimin e marrëveshjes politike të dy qershorit.
Sipas ekspertit juridik Mersin Maksuti, modeli më I mirë përshtatshëm për Maqedoninë është modeli proporcional, me një nësi zgjedhore dhe lista të hapura për deputetë.
“Maqedonia do të ishte me një sistem më demokratik zgjedhor do të ishte me një njësi zgjedhore, me lista të hapura, ku qytetarët do të votonin përvec partisë, drejtpërdrejt edhe kandidatin e dëshiruar nga ana e tyre dhe me këtë do të rriteshte përgjegjsia e deputetëve ndaj votuesve të tyre në parlament” – tha eksperti juridik, Mersin Maksuti.
BDI edhe më tej mbështet modelin aktual.
Opozita maqedonase mbetet në qëndrimin se modeli më i mirë për Maqedoninë është modeli proporcional me një njësi zgjedhore, ku do përfshihet edhe diaspora. Mirëpo, ky model refuzohet nga VMRO DPMNE, e cila është për modelin e shumicës me një njësi zgjdhore.
Edhe opozita shqiptare jashtparlamentare është për një njësi zgjedhore, por me lista të hapura.
Modeli zgjedhor, lista zgjedhore, KSHZ dhe ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor edhe më tej do të diskutohen në tryezën e grupit të punës. Deri tani përfaqësuesit politik ende nuk kanë kumtuar arritjen e ndonjë marrëveshje politike për ndonjë cështje të caktuar. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
