Kadriu: Do të zgjidhet në afat, por duhet ligj special
Eskperti juridik Bekim Kadriu është optimist se partitë politike deri më 15 shtator do të arrijnë të zgjedhin prokurorin special të paraparë në marrvëshen e Przhinos...

Sipas tij ngecja e negociatave dhe mos zbatimi i marrëvshjes do të shpie në kthim të krizës së thellë politike si rezultat i së cilës do të vihen në pikpyetje si zgjedhja e prokurorit special ashtu dhe zgjedhjet parlamentare të parapara në prill të vitit të ardhshëm.
“Jam optimist, mendoj që marrëveshja mund të arrihet deri më 15 shtatorë edhe pse në opinion nuk ka shumë të dhëna për progresin e negociatave në lidhje me këtë pyetje. Ka kohë deri më 15 shtatorë të zgjidhet prokurori special , eventualisht nëse nuk zgjidhet deri më 15 shtatorë e gjithë marrvëshja politike mes partive poltike do të vëndohet në pikpyetje dhe atëherë do të kthehemi në gjendjen e mëparshme dhe në të cilën ndodhemi, në një krizë të thellë politike eventualisht atëherë opozita mund të mërr masa të daljes nga parlamenti sepse tani opozita duhet të kthet në parlament. Meqë marrveshja do të vihet në pikpyetje atëherë në pikpyetje do të vihet edhe pikpyetja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të parapara në prill të vitit të ardhëshëm” – tha eksperti juridik, Bekim Kadriu.
Sipas Kadriut, ligji i veçantë është zgjidhja më e mirë për regullimin e statusit të prokurorit special i cili duhet të jetë një person që garanton se në mënyrë të pavarur , pa presione dhe ndikime do të kryejë rolin e tij ,pa marrë parasysh a është prokuror ndërkombëtar apo i vendit.
“Në lidhje me mandatin e tij mendimi im është se prokurori special duhet të ketë një pavarsi të madhe , pavarsia e tij nuk duhet të vihet në pikpyetje dhe e dyta është shumë e rëndësishme që prokurorit special ti mundësohet një bashkëpunim I mirë me organet e tjera sidomos me prokurorinë me gjykatat dhe organet e punëve të brendshme . Një bashkëpunim I cili do ti mundësontë prokurorit special të kryente mandatin e tij me sukses .Natyrisht për egzistimin e një prokurori special mendimi im ëSHtë se duhet të rregullohet me një ligj të veçantë lex specialis , sepse pokurori është special dhe me një mandate të kufizuar , me një mandate të krijuar ad hok aty për aty për çështje të caktuara” – tha eksperti juridik, Bekim Kadriu.
Sipas Kadriut, zgjedhja vetëm e prokurorit special pa gjykatë speciale është punë e lënë përgjysmë.
Me marrëveshjen e Przhinos i jepet kapacitet prokurorit special të inicojë procedurë të cilat pastaj duhet ti zgjidhin gjykatat e vendit.
Sipas Kadriut është pikpyetje e madhe nëse gjykatat e Maqedonisë janë të përshtatshme ti zgjdhin këto raste duke pasur parasysh kritikat që shkojnë në adresë të pushtetit gjyqësor. (Florije Kamberi, TVM2)
