BE garanton proces fer në zgjedhjet e Prillit
Eurokomisari Johanes Han ne intervistën e tijë për gazetën “Standard” flet për konferencen e Ballkanit perëndimor në Vjenë, problemet me refugjatët, çështjet tjera me të cilat përballet rajoni si dhe raportet në mes shteteve Ballkanike...

Njekohësisht Han shprehet edhe për çështjen maqedono – greke rreth emrit dhe rolin e Bahkimit Evropian në këtë çështje:
“Në ndërkohë të gjith e kuptuan se në mas të madhe ne jemi bashkbergjegjës për faktin se nuk arrihet të tejkalohet problemi, ( duke aluduar në çeshtjen e emrit) , por tani parasëgjithash , pala Maqedonase duhet të zbatoj reformat. Me ndermjetsimin ton është rën dakord për një pako voluminoze reformash, që shpresoj se do të kontriboj në tejkalimin e krizës politike shumvjeçare”.
Zbatimi i pakos së reformave është parakusht që të paktën të mund të flitet për fillim të bisedimeve eventuale për antarsim te Maqedonise ne BE. Në përfundim të samitit të Ballkanit perëndimor , shtetet Ballkanike , kanë nënshkruar që nuk do të vendosin pengsa mesvete, në rrugën drejtë BE-s . Gjë që para një viti ishte e paimagjinueshme , shprehet Han.
Në pyetjen se si do të venprohet më pas me Maqedonin, eurokomisari Han shprehet :
“Sipas marveshjes opozita duhet të kthehet në parlament javën e ardhëshme, pastaj do të emërohet prokurori special , në lidhje me këtë nga ana e dy partive më të mëdha dëgjoj se po përparohet. Ne , BE dhe familja nderkombëtare do të bëjm përpjekje të mëdha që zgjedhjet në muajin prill të jenë fer dhe të realizohen në përputhshmëri me standardet nderkombëtare, si dhe të jenë të monitoruara mirë”. (Arlinda Baftiu, TVM2)
