IN MEMORIAM
Papritmas ndërroi jetë specialisti i agronomisë prof. Imet Ziba...

Sot më 29 gusht, në orët e mëngjesit pushoi së rrahuri zemra e inxhinjerit të parë të agronomisë në rrethin e Strugës.
Ing. Imet Ziba ka lindur në vitin 1936, në fshatin Livadhi të Strugës ku ka mbaruar shkollimin fillor, ndersa studimet i ka mbaruar në Fakultetin e Bujqësisë-agronomisë në Prishtinë.
Ing. Imet Ziba jo vetëm që ishte një nga specialistët e parë të agronomisë në rrethin e Strugës,por ishte për një kohë edhe profesor i lëndëve kimi-biologji në gjimnazin “Niko Nestor” që tani quhet “Dr.Ibrahim Temo”.
Ing. Imet Ziba ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e bujqësisë, duke avansuar sidomos tek prodhuesit individual. Ai pos angazhimit profesional si specialist i agronomisë, ka qënë veprimtar i palodhur dhe ka dhënë kontribut edhe në shumë fusha të aktiviteteve shoqërore, kulturore e arsimore duke qënë besnik dhe i pakompromis çështjes kombëtare.
Varrimi i të ndjerit ing. Imet Ziba do të bëhet do të bëhet sot në ora 15.00 në varrezat e qytetitnë Strugë.Ndërkaq, nesër, më 30 gusht, në ora 12.00, do të mbahet një mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së ing. Imet Zibës. Mbledhja komemorative do të mbahet ne Pallatin e kulturës në Strugë.
