LSDM kërcënohet, nëse ska prokuror special, vazhdon publikimi i bombave

29.08.2015 17:32

Lideri i LSDM-së opozitare Zoran Zaev paralajmëroi se do të vazhdojë me publikimin e audio materialeve të ashtuquajtura “bomba”, në qoftë se deri më 15 shtator nuk do të zgjidhet prokurori publik special...

Ai thotë se garancë për zgjidhjen e prokurorit të ri deri më 15 shtator mund ta jep vetëm faktori ndërkombëtar.

“Një gjë të jetë e qartë për të gjithë. Nëse do të zgjidhet prokurori atëherë, kemi përmbushur një pjesë të marrëveshjes. Por kjo nuk do të thotë vetëm një zgjidhje. Ajo do të thotë se Zaev dhe opozita do të kenë kujt tia dorëzojnë materialet. Nëse nuk kemi kujt tia dorëzojmë materialet atëherë bombat do të vazhdojnë të publikohen, dhe aspak syri nuk do ta trembet”.

Lideri i LSDM-së Zaev theksoi se shpreson që përmes institucioneve, qytetarët ta mësojnë të vërtetën për rastet “Monstra” dhe “ A1” ndërsa ai theksoi se pret që deri më zgjedhjet në prill të ketë edhe, pas emërimit të prokurorit të ri

“Deri në zgjedhjet pres  “që të bien aktakuzat”( da padnat obvinitelni akti), të sillen vendime, të paraqiten Zaevi dhe Gruevski në objektet gjyqësore. Nuk ka ikje, të njejtë jemi me të gjithë qytetarët. Nëse dikush ka bërë krim, duhet të përgjigjet para ligjit. Amnesti të reja Maqedonisë nuk i duhen”.

Ndërkohë ai konfirmoi se partia e tij ka lëshuar koalicionin “Qytetarët për Maqedoninë”, në të cilën morrën pjesë disa parti politike dhe më shumë se 80 organizata joqeveritare.

Ai tha se organizatat joqeveritare duhet të vazhdojnë me punën e tyre të pavarur nga paritë politike pasi që në asnjë vend të botës nuk është parë që jenë së bashku partitë mpolitike me organizata joqeveritare. (Ersan Pajaziti, TVM2)