50 mijë emigrantë kanë kaluar përmes Maqedonisë
Vala e emigrantëve qe vojne nga shtetet e lindjes se mesme ka vazhduar edhe gjate dites se sotme...

Ne 24 oret e kaluara policia ka dhene 985 vertetime per azil te shtetasve te huaj , ku prej tyre 659 jane te gjhinise mashkullore, 154 gra, 124 femije si dhe 48 femije te cilet udhetojne pa prinder.
Sipas kerkesave per azil me te numert jane shtetasit Sirian 756, nga Iraku 94, Afganistan 71, pakistan 40, palestine 4 ndersa te tjeret jane me numer me te vogel.
Sipas te dhenave te MPB-se kete vere maqedonine e kane kaluar mbi 50 mije emigrant me te shumte nga Siria . qe nga sjellja e ligjit per azil dhe mbrojtje te perkohshme respektivisht nga 19 Qershori jane dhene gjithsejt 50 268 vertetime per azil, nga te cilet 7789 jane femije te cilet kane udhetuar me priderit e tyre dhe 878 femije qe kane udhetuar pa prinder.
Sipas te dhenave te MPB-se 40 895 persona kane ardhur nga Siria ndersa te tjeret jane nga Afganistani, Iraku, Pakistani, Palestina, Somalija , Bangladezhi, Kongo, Nigeria, Kameruni, Eriterija dhe Etiopija.
Per shkak te vales se madhe te migranteve te cilet vinin nga Greqia , gjate javes se kaluar autoritetet Maqedonase perkohsisht e kishin mbyllur kufirin .mijera migrant kane qene te bllokuar midis kufirit Maqedono - Grek, ndersa pas situates se tensionuar migrantet u transferuan me tren dhe autobuis drejt kufirit ne Tabanoc. (Besim Abdullahu, TVM2)
