Arrestime për vdekjen e 75 emigrantëve

OKB kërkon trajtim më human për emigrantët

29.08.2015 19:02

Policia hungareze ka arrestuar kater persona tre bullgar ndhe nje afgan sit e dyshuar kryesor per vdekjen e 75 emigranteve ne nje kamion ne Austri...

Një nga tragjeditë më të mëdha tokësore për vdekjen e emigrantëve, ajo e kamionit në Austri, nuk ngeli pa autorë të cilët tashmë janë pas hekurave. Policia hungareze ka arrestuar 4 persona si fajtorët kryesorë për vdekjen e 71 emigrantëve në kushte çnjerëzore, të cilët ishin lënë për disa ditë brenda një kamioni të tipit frigoriferik.

Përkatësisht 3 prej tyre janë bullgarë,ndërsa njëri afgan. Bëhet fjalë për refugjatë sirianë të cilët kohët e fundit janë kthyer në fenomenin që ka vënë para përgjegjësisë autoritetet ndërkombëtare. Ende nuk janë zbardhur shkaqet se përse trafikantët i kanë lënë personat të luftonin me odisenë e vdekjes,deri në fazën që trupat e tyre të dekompozoheshin. Mediat nderkombetare informojne se trafikantët janë pikasur nga policia, dhe për t’i shpëtuar spiunazhit të refugjatëve për biznesin çnjerëzor që ata kryejnë, i kanë lënë për disa dite brenda në kamion. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje autoriteteve të BE-së për më shumë vigjilencë ndaj të tilla rasteve, jo vetëm në rrugë detare por edhe në ato tokësore.

Nderkohe sekretari i pergjithshem i OKB-s Ban Ki Mun i ka bere thirje shteteve evropiane qe te shqyrtojne te gjitha rastet per azil dhe te mos detyrojne njerezit te kthehen nga vendet ku kane ikur. (Amir Duraku, TVM2)