PKK sulmon policinë
Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur nën një mbikalim nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, në rajonin Kızıltepe në qytetin Mardin të Turqisë, mbetën të plagosur 24 persona, 10 prej të cilëve ishin policë...

Bomba shpërtheu në momentet kur në mbikalim po kalonte një autobus i blinduar i Departamentit të Forcave për Rendin publik të Policisë.
Theksohet gjithashtu se personat e plagosur janë dërguar nëpër spitalet në rajonet Kızıltepe dhe Mardin dhe se si pasojë e shpërthimit një pjesë e mbikalimit është shembur si dhe janë dëmtuar disa shtëpi dhe biznese përreth.
Kreu i qarkut, Ali Güldoğan dhe drejtori i policisë, Abdullah Kılıztepe, kanë vizituar të plagosurit në spital, ku janë informuar në lidhje me situatën e tyre, ndërsa forcat e sigurisë kanë nisur operacion gjithëpërfshirës në rajon për arrestimin e autorëve.
