Arsenal mposht Newcastle Unitedin me autogol të Coloccinit
29.08.2015 19:56
Arsenal ka mposhtur mezi Newcastle Unitedin, që pjesën më të madhe të ndeshjes e luajti me 10 lojtarë në fushë, pasi që Aleksandar Mitrovic morri të kuqe në minutën e 16-të të takimit...

Goli i vetëm i Arsenalit në ndeshje erdhi pas shutit të Ox Chamberlainit, që u devijua nga mbrojtësi i Newcastle-it, Fabrizio Coloccini, për 0-1.
Ky mbeti goli i vetëm i takimit, derisa topçinjtë regjistruan fitoren e dytë nga katër ndeshjet e para në Premier League.
