Ushtria pakistaneze sulmon bazat e talibanëve
29.08.2015 20:09
Ushtria e Pakistanit thotë se 14 militantë të dyshuar janë vrarë nga sulmet e sotme ajrore.Në kumtesën e publikuar, ushtria ka theksuar se në shënjestër të sulmeve ishin bazat e militantëve në pjesën perëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin...

Aksioni ishte ndërmarrë në hapësirën Shavai, në Vaziristanin Verior, ku prej qershorit të vitit 2014, ushtria e Pakistanit lufton kundër talibanëve.
Numri i të vrarëve nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, meqë zona e luftimeve është tejet e largët dhe gazetarët nuk kanë qasje.
Për më tepër se një dekadë, Pakistani lufton kundër kryengritësve islamistë pakistanezë. Zyrtarët thonë se prej lansimit të kësaj ofensive, janë vrarë më se 2800 militantë.
