Shkelet armepushimi në Siri
29.08.2015 20:11
Sipas një grupi monitorues, armëpushimi i arritur në një qytet sirian afër kufirit me Libanin dhe në dy fshatra, është shkelur pasi ka pasur sulme me predha...

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar se armëpushimi ndërmjet ushtrisë së Sirisë dhe grupit libanez, Hezbollah, në njërën anë, dhe kryengritësve në anën tjetër, në qytetin Zabadani dhe fshatrat myslimane shiite, Kefraya dhe al-Foua, kishte hyrë në fuqi më 27 gusht.
Ai ishte respektuar deri mbrëmë vonë, por sot në mëngjes është shkelur, ka njoftuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut.
