Laureati i MSP Bei Dao e prezentoi krijimtarinë e tij në kishën "Shën Sofia në Ohër"
Fituesi i "Kurorës së artë" të Mbrëmjeve të 54-ta të poezisë poeti kinez Bei Dao, mbrëmë pati prezentim në kishën "Shën Sofia" në Ohër....

Duke folur për të kaluarën e tij, para të pranishmëve, ai theksoi se jetën e sheh përmes një tuneli të gjatë ku është edhe fëmijëria e tij.
"Ikja prej orëve që në moshë të vogël, leximi, kapja e bulktheve dhe meditimet në gjendje të uritur. Pekini është qyteti ku jam lindur dhe rritur. Revolucioni kulturor shpërtheu në vitin 1966, lufta kur isha vetëm 17-vjeç. As shkollën fillore nuk e përfundova dhe u nisa drejt sheshit barbar. Kur hyra në vitet e rinisë, fara e poezisë e mbjellë midis bimëve dhe betonit rritej me vrull", tha Bei Dao.
Për të poezia nuk është logjikë apo lojë fjalësh, por gurë, i cili kur ta godasësh disa herë do të nxjrë shkëndijat. E përkujtoi pjesëmarrjen e tij para 12 viteve, kur "Kurorën e artë" e fitoi Tomas Transtormer.
Laureati i sivjetmë i MSP shprehu falënderim deri te kolegët e tij të pranishëm dhe këshilli i festivalit por edhe deri te të gjithë të traditës ndërkombëtare poetike.
Pas prezentimit të tij, performoi në harfë Mersiha Shukri.
Pjesëmarrësit e Mbrëmjeve të 54-ta të poezisë, paraprakisht patën mundësi të vizitojnë një pjesë të monumenteve kulturoro-historike në Ohër dhe të lexojnë poezi në Shesh para përmendores "Shën Klimenti". (mia)
