Kompania amerikane me vendim intern për investim me 1.500 punësime në rajonin e Strumicës
Qeveria është në negociata përfundimtare me kompaninë globale amerikane për investime në ZZHTI Strumicë për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e pjesëve të automobilëve...

Investimi është në vlerë prej 20 milionë eurove, ndrësa do të mundësojë 1.500 vende të punës në rajonin e Strumicës, deklaroi dje në Strumicë kryeminsitri Nikolla Gruevski.
"Mund të them se jemi në fazë të fundit të negociatave me kompaninë globale ndërkombëtare me seli në Amerikë për prodhimin e autopjesëve për investim mu kltu në ZZHTI Sttrrumicë dhe hapjen e 1.500 vendeve të punës. Përfaqësues të kompanisë deri më tani disa herë ishin për vizitë në vend kanë vendim intern në nivel të divizionit. Pritet që edhe në nivel të holdingut të konfirmohet vendimi i tyre. Ndërkohë javën e ardhshme vijnë për t'i saktësuar hollësitë rreth marrëveshjes. Nëse gjithçka zhvillohet më së miri, presim që deri në fund të tetorit, nëntorit apo më së voni deri në dhjetoir ta shpallin investimin dhe të thonë se kur saktë do të fillojë ndërtimi", tha Gruevski në deklaratën për gazetarët pas vizitës në zonën industriale në komunën Vasilevë. (mia)
