Edicioni i tretë i manifestimit "Sofra e Ohrit"
30.08.2015 13:41
Te kompleksi i manastireve "Shën Mëria" në fshatin Skrebatno sot për herë të tretë do të mbahet manifestimi turistiko-promovues "Sofra e Ohrit"....

Manifestimi me të cilin në mënyrë simbolike shënohet fundi i sezonit kryesor turistik në Ohër, ka për qëllim ta promovojë kuzhinën tradicionale të Ohrit me përgatitjen e specialiteteve lokale, në mesin e të cilave vend të rëndësishëm zë gjomlezja si dhe ta pasurojë ofertën turistike.
Për tre gjomlezet më të mira janë paraparë çmime në të holla.
Manifestimi do të pasurohet edhe me program muzikor, me shfaqjen e etno-grupit "Bakllavaja".
Për të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e manifestimit është organizuar transport falas.
