6-të persona humbën jetën, ndërsa 206 janë lënduar gjatë një zjarri në kompaninë Saudite të naftës
30.08.2015 14:17
Së paku gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa 206 janë lënduar gjatë zjarrit në ndërtesën administrative të kompanisë saudite të naftës "Saudi Aramko" në pjesën lindore të Arabisë Saudite...

Zjarri shpërtheu herët në mëngjes sipas kohës lokale në katet e para të ndërtesës në qytetin Hobar. Zjarri më pas u zgjerua në katet e tjera.
Disa nga të lënduarit ndodhen në gjendje kritike.
Janë evakuuar banorët e ndërtesave banesore përreth.
"Saudi Aramko" është kompania më e madhe e naftës në botë dhe në të punojnë 61 mijë njerëz të nacionaliteteve të ndryshme.
