TË MARTËN TË GJITHË NXËNËSIT NË SHKOLLË

Ademi: Jemi gati për fillimin e vitit shkollor

30.08.2015 17:35

Të martën fillon viti I ri shkollor dhe shkollat po bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur nxënësit...

Nga MASH thonë se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe problemet eventuale që mund të paraqiten do të tejkalohen në bashkëpunim me  shkollat dhe komunat.

Të martën nxënësit do të marrin  librat e rinj ,janë botuar të gjitha tekstet shkollore edhe ato të adaptuara sipas programit të Kembrixhit.Janë ribotuar edhe të gjitha tekstet që janë përdorur më tepër se pesë vite.

“Risi për këtë vit është edhe ribotimi i të gjitha teksteve të cilat janë përdorur më tepër se pesë vite përvec rtekstit të matematikës dhe lëndëve natyrore për klasën e shtatë sepse vitin e ardshëm shkollor do të adaptohen tekstet nga program i Kembrixhit për klasën e 7,8 dhe 9 dhe do vazhdohet  me shkollat e mesme.Shpresoj që viti të filloj i mbarë dhe ndonjë problem eventual ne do të mundohemi ta tejkalojmë në suaza të bashkëpunimit dhe ligjit” – tha numri një i Arsimit në vendin tonë, Abdylaqim Ademi.

Nxënësit e kanë më rëndë të ndahen nga ditët e pushimit . Gjithsesi ata po mësohen me idenë se pushimet mbaruan dhe prej të martës duhet të mendojnë seriozisht vetëm për obligimin e tyre kryesor,  të mësojnë.

A të vjen keq që përfundoi pushimi?

“Jo se kam për t’ia filluar në shkollë”.

“Më vjen keq po sepse duhet të shkoj në shkollë” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

Edhe vetë mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme, po bëhen gati të presin nxënësit.  Shumica e mësimdhënësve në fund të gushtit kanë marrë pjesë edhe në seminare të shumta sic thonë për të rritur cilësinë në arsim. Se çfarë është aritur dhe si njohuritë e tyre do tua përcjellin nxënësve , mbetet të shohim gjatë këtij viti të ri shkollor. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)