Frekuentim i librarive nga nxënës dhe prind, çantë e re dëshirë e çdo nxënësi

30.08.2015 17:43

Shkolla fillon të martën por tashmë nxënësit dhe prindërit kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor...

Librat vërtetë janë falas por një nxënësi i duhen edhe pajisje të tjera plotësuese për shkollë. Çanta, fletore, lapsa madje edhe rroba të reja, gjithçka është e nevojshme.  Çdo fillim shtatori  nxënësit me gëzim presin shkollën dhe janë bërë gati me mjetet e reja shkollore.

“Unë kam filluar të bëhem gati për në shkollë, kam blerë fletore lapsa, gdhendëse”.

“Po çantë, tash do ti blej edhe fletoret të gjitha gjërat e nevojshme po i blej sepse bëhem gati për në shkollë”

“Po kemi blerë”

“po,po,po”

“Kam blerë fletore,cantë tani jam pregaditur për në shkollë kur të filloj”.

“Fletore,libra ato që do të na japim mësueset” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

Shitësit e dyqaneve të specializuara për mjete shkollore ankohen se nuk kanë shitjë të mjaftueshme, pasi tashmë pothuajse në cdo vetshërbim gjen lapsa dhe fletore.

“Cmimi i çantave për shkollë është prej 400 den deri më 800 den, po edhe dobët është mendoj se ka shumë vetëshërbime në Komunën e Çairit ,dhe shihet që tregu dobët është”.

“ Lirë janë fletoret 10 den i ke,100-1500 den komplet  krejt me gjithe çantë, po sot kanë filluar” – thanë disa nga shitësit e pajisjeve shkollore.

Lirë apo shtrenjtë, mjetet shkollore duhen blerë. Prindërit që harxhojnë para për fletore e lapsa, presin që fëmijët e tyre ti përdorin ata për të fituar më shumë dituri. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)