Pritjet e ndërkombëtarëve nga opozita
Me kthimin opozitës maqedonase në Parlament të martën pritet dhe funksionalizimi i Marrëveshjes politike e Përzhinos për t’i dhënë fund krizës së zgjatur politike në vend...

Deri më 15 shtator mbetet të shihet nëse do votohen në pako apo veç e veç të gjitha ndryshimet ligjore, apo edhe ligje të reja nga fusha e gjyqësorit që kanë të bëjnë me Prokurorin special dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhore, por edhe ligje tjera që prekin problematikat zgjedhore.
Kjo do të varet nga vullneti politik i palëve të përfshira bisedime në Grupin Punues, më saktë VMRO-së, LSDM-së BDI-së dhe PDSH. Tani që opozita po kthehet në Parlament, i tërë angazhimi, rezultatet, apo dhe dështimi i mundshëm i miratimit të ligjeve në Parlament, do të jenë bazë për Raportin e Progresit për vitin 2015 që pritet të bëhet publik deri në fund të tetorit nga ana e Komisionit Evropian për politikë të jashtme dhe Siguri.
Nëse palët deri më 15 shtator nuk do të arin marveshje për Prokurorin special, që është dhe tema më e ndjeshme për zbatimin e Marrëveshjes politike, zgjidhja do të imponohet nga faktori ndërkombëtare i cili do ta thotë fjalën e fundit si për kornizën ligjore, ashtu për emrin e Prokurorit special.
Zgjedhja e prokurorit special në Maqeedoni që duhet të merret me hetimin e rastit “Përgjimi” dhe atij “Puc” po bëhet gjithnjë e më e bujshme. Si tek opozita maqedonase, ashtu edhe te partia në pushtet kanë dal ide dhe mendime se si mund të zgjidhet ky prokuror.Në mesin e ideve për zgjidhjen e këtij prokurori, është edhe ajo se prokurori special mund të jetë i huaj.
Rast konkret që përflitet në media është kryeprokurori kroat Dino Cvitan i cili 5 vite më parë ka urdhëruar arrestimin e ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader, nën akuzën e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.Cvitan mund të jetë Prokuror special edhe për Maqedoni, një kuadër i dëshmuar dhe tepër kredibil në fushën e drejtësisë, i pakompromis në goditjen e politikanëve , shkruajne mediat e vendit.
Per Komisionerin evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos është në rrugë të mirë.Me kthimin e opozites ne parlament sipas Hann mund te pritet progres edhe rreth emërimit të prokurorit special.
BE-ja në zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, ka angazhuar ekspertë të tyre Rajnhard Pribes dhe Piter Van Hojt. Zbatimi rekomandimeve të BE-së të bazuara në Raportin e Pribes, pritet të mbikëqyren nga ana e institucioneve të pavarura si dhe nga Komisioni Anketues që pritet të formohet pasi të kthehet opozita në Parlament. (Fatos Musliu, TVM2)
