REFUGJATËT DHE BRUTALITETI I TRAFIKANTËVE

A po dështon BE në krizën me refugjatët, kritika për vendet tranzitore të refugjatëve

30.08.2015 18:17

Vdekja e 71 refugjatëve në një kamion në Austri dëshmon tërë brutalitetin e paskrupullt të trafikantëve...

Komisioni i BE kumtoi se kriminelët duhet të evitohen me të gjitha mjetet, që gjërat e tilla të mos përsëriten kurrë.

Lufta kundër kontrabanduesve është shumë lartë në agjendën evropiane. Por kjo ka mbetur vetëm në letër.

Ka vite që ekspertët paralajmërojnë për tregti me refugjatë. Institucionet evropiane, ushtria dhe policia deri tani kanë qenë të pasuksesshme.Në qendër të vëmendjes në BE është lufta kundër bandave kontrabanduese në Mesdhe. Atje është angazhuar edhe marina gjermane, e cila së bashku me atë italiane kontrollon rrugët dhe rrjetet e kontrabandimit. Por mundësia e veprimit është shumë e kufizuar, sepse bandat kryesore nuk janë në ujë.

Sa i përket refugjatëve në Greqi: bandat kryesore të kontrabanduesve janë në Turqi. Qeveria turke mund të bëj diçka kundër tyre, po të donte. Por nuk do, sepse këto banda kriminale i largojnë nga Turqia me qindra mijëra refugjatë, të cilët ndryshe do të mbeteshin atje.Dhe më në fund Ballkani: prej nga vijnë edhe kamionët e vdekjeve të tmerrshme.

Ballkani prej vitesh është vendstrehim i grupeve kriminale. Qeveritë e dobëta dhe të korrupturara, strukturat mafioze në polici dhe drejtësi dhe ekonomia e dobët janë një tokë shumë pjellore për bandat kriminale, të cilat kaherë kanë krijuar rrjetet e tyre në gjithë Evropën.BE është e paaftë për të vepruar. Mungojnë instrumentet për të vepruar.

Me mjetet e tanishme bandat vetëm mund të përcillen por jo edhe të eliminohen. BE dhe shtetet anëtare duhet të organizojnë njësi për veprime të shpejta. Ndërkohë që shrohet pyetja: si mund të vijnë refugjatët sirianë në Evropë pa ndihmën bandave të këtilla? Prej muajsh po shohim se sa të rrezikshme janë rrugët që kalojnë ata, por deri më sot nuk është gjetur ndonjë rrugë legale për zgjidhjen e probemit. (Fatos Musliu, TVM2)