Vala e refugjatëve problem botëror
Qendra Marshall, Maqedonia dhe NATO, ne Oher ka organizuar konferenc rajonale dytitore ku eshte diskutuar per kërcënimet transnacionale duke u përqendruar në krizën e emigrantëve...

Rekomandimet nga kjo konferenc ne mase te madhe do te mundesojne përmirësimin dhe njeheresh do te ritin aftësinë e sigurisë të shteteve anëtare të Aleancës dhe partnerët e saj për të përballuar sfidat bashkëkohore e ne vecanti me valen e re te refugjateve qe ka kapluar europen.
Pjesëmarrësit ne konferenc kane paralajmëruar se fluksi i refugjatëve do të vazhdoj të rritet edhe në muajt e ardhshëm. Kriza e refugjateve me të cilën po ballafaqohet Hungaria , paraqet kërcënim global për sigurinë andaj ajo meriton vëmendje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtarë ka thene perfaqesuesi I Hungaris ne konferenc David Goronbei.
“Nuk ka shenja se migracioni do të ndalet, që do të thotë se fluksi do të rritet. Ky problem mund të rritet vetëm me marrëveshje të përbashkët të BE, por jo vetëm të vendeve- anëtare të Bashkimit, por edhe të vendeve partnere”.
Xhejms Sheroka, profesor universitar në SHBA konsideron se dyndja e refugjateve sirian dhe nga afrika e veriut drejt europes është problem botërorë, që meriton vëmendjen jo vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, por edhe KB-së.
“Tragjike është të shihen njerëz që ecin andej- këndej pa e ditur nëse do të arrijnë në destinacionin e duhur. Maqedonia bëri shumë për t’i ndihmuar refugjatët, por ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë tjetër”
Krizën me refugjatët që fuqishëm e ndjeu Maqedonia i tregoi dobësitë e shtetit për ballafaqimin me këto kërcënime, tregojnë ekspertët, sipas të cilëve, vendi ka nevojë urgjente për ndihmë.
“Duhet të ketë koordinim më të mirë si mes organeve shtetërore, ministrive të ndryshme ashtu edhe mes shteteve fqinje gjegjësisht komunitetit ndërkombëtarë për ballafaqimin me këtë çështje sepse Maqedonia s’mund të menaxhoj vet këtë situatë” vlerson profesori universitari Stojan Slaveski nga Qendra Marshal- Maqedoni. (Ersan Pajaziti, TVM2)
