Serbia kundër asociacionit të komunave shqiptare, liderët shqiptar pro asociacionit
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka deklaruar per mediat serbe se ne bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit ne Bruksel nuk jane përfshirë diskutime edhe për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë...

Andaj ai i bene thirje udhëheqësve shqiptarë nga tri komuna qe te mos dezinformojne opinionin se gjoja edhe ne takimin e Brukselit eshte prekur tema e komunave shqiptare ne jug te Serbise.
Stankoviq u ka bere apel udheheqesve shqiptar te Lugines, siç thotë ai per seriozitetin politik dhe përgjegjësin qe duhet ta tregoj ata.
"Ata mund të shprehin mendimin, qëndrimin e tyre, por asesi nuk do të diskutohet asnjë aktivitet për themelimin e Asociacinoit të Komunave Shqiptare në Serbi” - ka thene Stankoviç.
Ai ka komentuar edhe iniciativën e Presidentit të Këshillit Kombëtar Jonuz Musliu per shpalljen e autonominë se tri komunave shqiptare ne juge te Serbise.
“Është e vështirë për mua për të komentuar mbi një nismë që nuk përmbajnë aktivitete që do të përmirësojnë jetën e njerëzve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Trupi Koordinues që unë drejtoj pritet nga liderët e shqiptarëve në jug të Serbisë dozë të seriozitetit politik dhe përgjegjësi në këtë çështje” - tha Stankoviç.
Nisma Musliu për të caktuar një takim të Asamblesë së Deputetëve shqiptarë nga tri komunat, ku do te diskutohej perr shpalljen e autonomisë u mbeshtet nga të gjithë liderët politikë shqiptarë në jug të Serbisë.
Kjo iniciativë u be publike menjehere pas marrëveshja se fundit ne Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, ku i hapet rruge themelimit te “asociacionit serbë” ne Kosovë. (Amir Duraku, TVM2)
