Gruevski: Kërcënimet e Zaevit pjesë e folklorit, në mungesë të projekteve, LSDM vetëm akuzon

30.08.2015 19:02

Kërcënimet nga lideri i opozites maqedonase Zoran Zaev...

Kërcënimet nga lideri i opozites maqedonase  Zoran Zaev  se nese nuk zgjidhet prokurori special deri me 15 shtator, opozita do te vazhdoje me publikimin e bombave nga afera e pergjimeve, per kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski janë pjesë e folklorit për ngritjen e moralit në anëtarësinë e socialdemokrateve.

“Kjo është pjesë e folklorit të Zaevit i cili periudhën e kaluar ka detyrë të vështirë për ta mbajtur moralin në anëtarësinë e tij. Siç e dini, në të kaluarën thoshte se për 3 ditë do të bie qeveria. Më pas e ndërroi deklaratën dhe tha që jo për 3, por për 30 ditë do të bie Qeveria, pastaj për 45 ditë, pastaj për 60 ditë e kështu me radhë. Në ndërkohë, asgjë nga kjo nuk u realizua. Tani pasi dolën shumë hetime vendore dhe ndërkombëtare të mendimit publik dhe vlerësime të institucioneve relevante për atë se si është disponimi tek qytetarët për zgjedhjet e ardhshme, u pa se do t’i jepet besimi partisë së VMRO DPMNE-së”.

Gjithnje sipas Gruevskit,  Zaevit i nevojitet një tregim tjetër për ta mbajtur anëtarësinë e tij me shpresë,  e kjo është se do të ketë arrestime, se do të ketë aktakuza dhe se në këtë mënyrë LSDM do të ketë ndonjë shans.

“Njeriu disi duhet të gjendet, diçka duhet t’ju thotë njerëzve që të luftojnë, se ka ndonjë mundësi që të fitoj gjegjësisht ta fitoj shumicën e votave të tyre. Kështu që, kjo është  folklor për mbajtjen e atmosferës në partinë e tij. Le të vazhdoj kështu ndërsa ne do të vazhdojmë me projekte, me përmbushjen e programit tonë dhe ndihmën ndaj qytetarëve dhe popullit”.

Lideri i opozites Zaev eshte optimist se me ndihmen e nderkombetareve deri me 15 shtator ne maqedoni do te arihet marveshje per prokurorin special. (Amir Duraku, TVM2)