Arsimi ka nevojë për reforma rrënjësore
Vlado Dimovski nga Plenumi i arsimtarëve ne prage te fillimit te vitit te ri shkollor paraqiti pikëpamjet e tij për reformat në arsim...

Sipas shumicës së plenumeve dhe argumenteve të tyre të sjella në opinion, arsimi është degraduar nga reformat e tepërta dhe të shpeshta të cilat po i bëhen atij.
Dimovski thote se arsimi ka nevojë për reforma thelbësore, edhe pas rënies nga pushteti të Nikolla Gruevskit. Reformat në arsim nuk do të ndalen, ndërsa argumenti se përmes shumë reformave po shkatërrohet sistemi arsimor në Maqedoni po bie poshtë.
“Më së miri është që ndryshimet t`i kërkoni në vitin para zgjedhjeve, atëherë gjithçka do të merrni. Unë mendoj se do të ndërgjegjësohen përgjegjësit se arsimi duhet që të duroj ndryshime thelbësore”, thote Vlado Dimovski nga Plenumi i Arsimtarëve.
Arsimi është shtylla e kësaj shoqërie, nuk është shtylla e çezmës në Çeshinovë, që do ta hapim me prerje të shiritit. Arsimimi është shtylla. Nëse atë shtyllë nuk e përforcojmë mbi baza të shëndosha, atëherë nuk keni as shoqëri të shëndoshë, tha Dimovski Sipas tij, situata në arsimin është katastrofale.
Ligji për arsimin, sipas të cilit sot punohet, është shumë i vjetër nga koha e shoqërisë socialiste, vetëm se në periudhën tranzitore cila parti të vinte në qeveri sillte disa ndryshime kinse për të mirë, por shkoi kah e keqja.
Ndërkohë plenumi i nxënësve të shkollave të mesme ka paralajmeruar riaktivizimin e aktivitetit që e nisën vitin e kaluar mësimor.
Nga plenumi paralajmërojnë se Ministria e Arsimit do ta kuptojë seriozitetin e tyre dhe përfundimisht do të vendosë të bashkëpunojë.
“Për këtë qëllim më 1 shtator ju ftojmë në tubim publik që do të jetë i përcjellur me ligjerata alternative, panel diskutimi, dhe shumë aktivitete tjera”, shprehen nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme. (Ersan Pajaziti, TVM2)
