Sulme ndaj aeroporteve në Pakistan

30.08.2015 19:23

Persona të armatosur e kanë sulmuar një aeroport të vogël në pjesën e trazuar jugperëndimore të Pakistanit, duke i vrarë dy inxhinierë dhe shkatërruar sistemin e radarëve....

Zyrtarët thanë se dhjetëra sulmues me armë automatike depërtuan në aeroportin Gjavani në rrethin Gvadar.

Ky sulm u bë pasi Pakistani ka shpallur gjendje alarmi për siguri të lartë në të gjitha aeroportet kryesore në këtë vend, me ç’rast është kërkuar edhe nga aeroportet e vogla, që të jenë tejet të kujdesshme.

Aeroportet në Pakistan janë nën kërcënim të vazhdueshëm, meqë nga ato lansohen sulmet ajrore të aeroplanëve luftarakë kundër militantëve. Në muajin qershor, 10 militantë talibanë e sulmuan aeroportin në Karaçi dhe i vranë 27 vetë.