EGJIPT
SHBA të indinjuara për dënimin e gazetarëve
30.08.2015 19:27
Shtetet e Bashkuara thonë se janë“thellësisht të zhgënjyera me vendimin e një gjykate në Egjipt, me të cilin dënohen me tri vjet burg, tre gazetarë të rrjetit Al-Jazeera....

Departamenti amerikan i shtetit nëpërmjet një deklarate ka kërkuar nga qeveria e Egjiptit që të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për rishqyrtimin e këtij vendimi, që e dëmton shumë lirinë e të shprehurit, e domosdoshme për stabilitet dhe zhvillim.
Vendimi i gjykatës së Kajros per denimin e gazetareve është kritikuar në gjithë botën nga mbrojtësit e lirisë së shtypit dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.
