Jolevski për vizitë tek pjesëtarët e ARM-së në kufirin me Greqinë
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, shefi i SHM të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe komandanti i Komandës së bashkuar operative të ARM-së, gjenerali i brigadës Vasko Gjurçinovski sot në Gjevgjeli do t'i vizitojnë pjesëtarët e ARM-së, të cilët janë të angazhuar për asistencë të Policisë kufitare në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë....

Gjatë vizitës, siç thuhet në kumtesën e Ministrinë së Mbrojtjes, Jolevski dhe Veliçkovski do të njihen me gjendjet në terren, angazhimin e pjesëtarëve të ARM-së, bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet e tjera kompetente dhe pushtetin lokal, si dhe me kryerjen praktike të detyrave për parandalimin e kalimit ilegal të linjës kufitare me Greqinë, nga ana e imigrantëve.
Në bazë të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, si dhe në mbështetje të Policisë kufitare në përballje me kalimin ilegal të kufirit, nga 21 gushti i këtij viti, me urdhër të shefit të SHM të ARM-së, në kufirin jugor afër Gjevgjelisë janë angazhuar një numër i konsiderueshëm i ushtarëve, mjeteve dhe pajisjeve të ARM-së, të cilët kryejnë detyra për parandalimin e kalimit të palejuar të pjesës nga kufiri me Greqinë.
