Portret i fituesit të "Kurorës së artë" Bei Dao në SHSHM

31.08.2015 09:55

Fituesi i çmimit "Kurora e artë" i Mbrëmjeve strugane të poezisë, poeti kinez Bei Dao, sot është ftuar në Shoqatën e Shkrimtarëve të Maqedonisë....

Kjo, siç thonë nga SHSHM, do të jetë mundësi që adhuruesit e letërsisë në Shkup ta ndjekin portretin e Bei Daos, njërit prej poetëve më të mëdhenj bashkëkohorë në botë.

Takimi letrat në shtëpinë e shkrimtarëve do të jetë akti i shpalljes së Bei Daos si anëtar nderi i SHSHM-së. Më pas poeti kinez do të ketë bisedë me përfaqësuesit e asociacionit të shkrimtarëve të Maqedonisë.