Jolevski dhe Bejli do t'i vizitojnë pjesëmarrësit e stërvitjes ushtarake Krivollak

31.08.2015 09:57

Ministri Mbrojtjes, Zoran Jolevski i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Xhes Bejli, shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkolonel Metodia Veliçkovski dhe Komandanti i Komandës së bashkuar operative të ARM-së gjenerali Vasko Gjurçinovski, sot në poligonin e armatës "Krivollak" do ta vizitojnë stërvitjen ushtarake bilaterale "Operation Phalanx-MACEDONIA"....

Në stërvitjen "Operation Phalanx-MACEDONIA" e cila filloi më 28 gusht dhe do të zgjasë deri më 6 shtator marrin pjesë përfaqësues të çetës së deklaruar të Policisë ushtarake (PU) të përbërjes së batalionit të PU-së dhe ARM-së dhe pjesëtarë të Policisë ushtarake të Armatës së SHBA-së.

Gjatë vizitës, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, para mysafirëve do të shfaqen përmbajtje të ndryshme dhe forma praktike e trajnimit ushtarako-policor, siç janë: puna në pikën kontrolluese, ballafaqimi me turma njerëzish, lufta në mjedis urban, patrullim, si dhe gjuajtje me pushkë automatike M4 e cila është pjesë e armatimit të Armatës së SHBA-së.

Stërvitja dhe trajnimi i përbashkët midis pjesëtarëve të ARM-së dhe Armatës së SHBA-së paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy armatave.