Përforcohet linja Alo doktor

31.08.2015 09:59

Prej nesër linja për këshilla mjekësore do të përforcohet me tre specialistë të rinj, këshut që 25 mjekë gjithsej janë aktivë për këshilla mjekësore përmes telefonatave, të bëra nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë...

Në linjën telefonike për këshilla mjekësore Alo doktor deri më tani janë realizuar gjithsej 49.619 thirrje prej tyre 1.205 thirrje për këshilla mjekësore janë realizuar gjatë shtatë ditëve të kaluara.

Linja është hapur çdo ditë 24 orë, me qëllim që të mundësojë konsultim të drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo qoftë simptome për dëmtimin e shëndetit.

Lajmërimet më shpesh janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, simptoma kardiovaskulare, respiratore, kollitje, ftohje, temeraturë e ngritur e trupit, virus stomaku dhe sëmundje simptomatike.