Zgjedhjet parlamentare në Egjipt fillojnë më 17 tetor
31.08.2015 10:08
Zgjedhjet parlamentare në Egjipt do të mbahen në faza, prej më 17 tetor deri më 2 dhjetor, kumtoi Komisioni zgjedhor egjiptian...

Shefi i Komisionit zgjedhor, Ajman Abas deklaroi se Parlamenti i ri, i cili ka 586 pozita, do të formohet deri në fund të vitit.
Zgjedhjet do të mbahen pas më shumë se dy viteve nga rrëzimi i presidentit, Mohamed Morsi.
Egjiptianët të cilët jetojnë jashtë do të votojnë më 17 tetor, ndërsa pas dy ditësh do të votojnë banorët e 14 të gjithsej 27 provincave. Të tjerët do të votojnë më 21, 22 dhe 23 nëntor.
Raundi i dytë do të mbahet më 26,27,28 tetor dhe 30 nëntor si dhe më 1 dhe 2 dhjetor.
Presidenti aktual egjiptian, Abdel Fatah al Sisi drejtpërdrejt do të përcaktojë 27 pozita në Parlament.
