BE më 14 Shtator mbledhje të jashtëzakonshme
BE ka bërë thirrje për bisedime urgjente për të luftuar përshkallëzimin e krizës së emigrantëve....

Presidenca e BE tha se ministrat e Brenshëm nga 28 shtetet anëtare të BE do të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme më 14 shtator, pasi kriza ka arritur në përmasa të larta.
Kjo mbledhje e jashtëzakonshme vjen pas një javë ku qindra emigrantë u mbytën në Mesdhe dhe 71 persona vdiqën në një kamion në Austri.
Një numër record prej 107 500 emigrantë arriti në kufijtë e BE muajin e kaluar. Nga ana tjetër OKB ka deklaruar se konflikti i vazhdueshëm në Siri është një nga faktorët që ka rritur numrin e emigrantëve të cilët largohen për një jetë më të mirë, por duke përfunduar në tragjedi.
Takimi i jashtëzakonshëm muajin e ardhshëm u njoftua nga të dielën vonë nga Luksemburgu, e cila mban presidencën e rradhës së BE-së. “Situata e fenomeneve të migrimit jashtë dhe brenda Bashkimit Evropian ka marrë kohët e fundit përmasa të papara,” u tha në një deklaratë të Presidencës së BE.
