Botë

Siri, ISIS-i shkatërron Tempullin e Belit në Palmira

31.08.2015 14:38

ISIS-i ka shkatërruar një pjesë të asaj që konsiderohet si tempulli më i rëndësishëm në qytetin antik Palmira të Sirisë...

Anëtarët e grupit terrorist mësohet se kanë hedhur në erë Tempullin e Belit.
 
“Është shkatërruar gjithçka. Tullat dhe kolonat janë të gjitha në tokë. Ishte një shpërthim shumë i fortë, edhe një shurdh do e dëgjonte”- tha një banor i Palmirës për “Associated Press”.
 
Shkalla e dëmtimit të Tempullit të Belit, që është 2 mijë vjeçar i vjetër, akoma nuk dihet.
 
Ky lajm vjen një javë pasi ISIS-i shpërtheu një tjetër tempull në qytetin antik. Militantët e ISIS-it kanë marrë nën kontroll Palmirën në muajin maj.