Disa policë të lënduar gjatë një shpërthimi në Turqi

31.08.2015 14:41

Disa policë janë lënduar gjatë një shpërthimi në qarkun turk Sirnak, i cili kufozohet me Irakun, kumtoi TASS...

Sipas televizionit lokal, luftëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) me telekomandë e aktivizuan bombën e cila ishte vendosur në rrugë, nëpër të cilën ka kaluar autobusi i policisë. Sulmi u krye në rrugën ndërmjet Idias dhe Çizres, ku më aktivë janë luftëtarët e PKK-së.

Policët kanë lëvizur me autobusin zyrtar drejt aeroportit lokal, ku ishin në shërbim. Numri i të lënduarve nuk saktësohet. Në vendin e sulmit arritën autoambulancat dhe njësitë e policisë speciale.