Botë

Ukrainë, reforma për autonomi, policia përleshet me protestuesit, 50 të lënduar

31.08.2015 17:25

Përleshje të mëdha kanë shpërthyer mes protestuesve dhe policisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev...

Përleshje të mëdha kanë shpërthyer mes protestuesve dhe policisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ndërsa deputetët dhanë mbështetjen e tyre ndaj reformave për autonomi më të madhe në lindje të vendit.

Të organizuar përballë ndërtesës së parlamentit ukrainas, protestuesit kanë sulmuar policinë me granata dore, shkopinj druri dhe duke hedhur gaz lotsjellës. Të paktën 50 policë janë lënduar. 

Një reporter i AFP-së tha se kishte parë dhjetëra njerëz të mbuluar në gjak pas një shpërthimi të fortë jashtë parlamentit. “Gjatë një seance të zhurmshme parlamentare në Ukrainë, deputetët votuan për të miratuar më shumë kompetenca në zonat e Doneskut dhe Luhanskut, që ndodhen nën kontrollin e rebelëve pro-rusë.Rreth 50 anëtarë janë plagosur në përleshjet afër ndërtesës së parlamentit. Mund të them se gjendja e 4 prej tyre është shumë e rëndë”- thuhet në reagimin zyrtar të Gardës Kombëtare.

Mediat ukrainase raportojnë se policia ka arrestuar personin i cili dyshohet për hedhjen e granatës në mes të grupit me policë.  Rebelët dhe forcat ukrainase ranë dakord javën e kaluar për t’i dhënë fund përshkallëzimit të dhunës më 1 shtator, ditën që fëmijët nisin shkollën.