Teknologji

“Fjalëkalimi juaj është i tmerrshëm"

31.08.2015 16:01

Pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit kanë fjalëkalime të tmerrshme, sipas një studimi të ri, dhe informacionet e tyre janë më të ekspozuara dhe në rrezik për t’u vjedhur nga hakerat...

Sipas “The Independent”, në një studim të qeverisë britanike në tetorin e kaluar, si pjesë e fushatës Cyber Streewise, 3/ 4 e britanikëve përdorin fjalëkalime që nuk janë të sigurta.
 
Kjo përfshinte emrin e një kafshe, datën e lindjes, apo diçka të lidhur me skuadrën e tyre sportive. Ndërkohë që ende fjalëkalimet më popullore janë “Password” dhe “123456”. 
 
Fjalëkalimet e dobëta u japin hakerave një ndërhyrje më të lehtë në informacion, duke përdorur kode të veçanta që automatikisht i thyejnë kodet më popullore.